Pse ISIS dhe Al Qaeda urrehen?
ISIS dhe Al Qaeda janë rivale të mëdha të njëra-tjetrës. Në vitin 2015, lideri i Al Qaedas Al Zawahiri, deklaroi se ISIS nuk përfaqëson myslimanët. Al Qaeda madje edhe ka orkestruar disa sulme vetvrasëse kundër ISIS-it. Por pse, këto dy grupe e urrejnë njëra-tjetrën?
ISIS u lind drejtpërdrejtë nga Al Qaeda. Qëllimi kryesor i grupit ishte popullarizimi dhe përhapja e idesë së xhihadit global, dhe shuarja e konflikteve ndërmjet grupeve të vogla islamike.
Me shpërthimin e luftës Civile në Siri, dega e Al Qaedas në Irak lëvizi drejt Sirisë dhe themeloi Kalifatin e saj Islamik duke u vetëquajturISIS. Kjo bëri që liderët të leçisnin këtë grup sepse kishin dashur që fronti i tyre në Irak të udhëhiqej nga Al Nusra.
Prej atëherë, ndryshimet janë bërë gjithnjë e më evidente: Al Qaeda dëshiron të rrëzojë ShBA-të, të cilët i sheh si shkaktarët kryesor të kaosit në Lindje të Mesme ndërsa ISIS-i ka për qëllim marrjen e kontrollit të Irakut dhe Sirisë për të vendosur bazën e shtrirjes së kalifatit të tyre. Praktikisht, Al Qaeda dëshiron të destabilizojë Perëndimin ndërsa ISIS dëshiron të stabilizojë pjesën e saj në Lindje. Edhe taktikat e tyre dallojnë radikalisht. ISIS e përdor terrorizmin si armë lufte, për të mbajtur pjesën e saj dhe për t’u zgjeruar më tej, ndërsa Al Qaeda, e përdor terrorizmin si një mjet propagande.
Cili prej grupeve përbën rrezik më të madh? Tash për tash, ISIS.



