Pse Joachim Loew nuk po ndalet së futuri gishtat në hundë?

Pse Joachim Loew nuk po ndalet së futuri gishtat në hundë?

Kryetrajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Loew, sërish është parë duke rrëmuar në hundët e tij. Por, çka është kjo shprehi dhe a përbën rrezik shëndetësor?

Kruarja ose rrëmimi në hundë nga një prej trajnerëve më të mirë në botë ka qenë gjithmonë pikë diskutimi në kampionate botërore e evropiane.

Një gjë e tillë ishte konsideruar si e “neveritshme” dhe duket se kampionit të botës në vitin 2014 ose nuk i bën fare ose e ka obsesion këtë punë.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 1995, 91 për qind e njerëzve fusin gishtërinjtë në hundë, ndërsa 75% menduan se “çdokush e bën atë gjë.”

Se për çfarë arsyesh njerëzit e bëjnë këtë veprim ndryshon prej personit në person. Kur hunda thahet apo e kundërta, bëhet shumë e qullët, kjo mund të shkaktojë irritim. Prekja e saj mund të sjellë një farë lehtësimi.

Por, disa njerëz mund të rrëmojnë në hundë shkaku i mërzisë apo i nervozës. Po ashtu, infeksionet e sinusit dhe alergjitë mund të rrisin sasinë e mykut në hundë, po ashtu.

Në situata të rralla, rrëmimi në hundë mund të jetë sjellje kompulsive, e përsëritshme. Kjo gjendje quhet “rhinotillexomania”, dhe shpesh lidhet edhe me çrregullimin e stresit apo ankthin. Për këta njerëz, ky veprim mund ta lehtësojë për pak kohë ankthin.

Edhe pse e papranueshme për shoqërinë, kjo gjë nuk mund të konsiderohet e rrezikshme për shëndetin. /Periskopi

Shpërndaje në: