Pse ka reduktime të rrymës n’pikë të verës dhe ‘ymydi’ se kur mund të hiqen: Periskopi shpjegon

Periskopi.com Lajme

KEDS -KESCO, KEK, KOSTT. Këto janë institucionet që aktualisht iu sillen nëpër kokë qytetarëve të Kosovës kur po përballen më mungesë të rrymës. Bile qartë qartë, pak qytetarë e dinë se cila nga to – çfarë roli ka në furnizim më rrymë. Por, ajo që dihet është se sot janë përballur e po përballen me mungesë të rrymës 6 më rrymë e 2 pa të. Por, edhe sa rrymë na duhet që të mos kemi reduktime dhe kur pritët të hiqen kufizimet, të paktën gjatë verës, shkruan Periskopi.

Që para tri ditëve janë paralajmëruar reduktime të energjisë elektrikë në Kosovë. Kjo për shkak se prodhimi i energjisë në Kosovë nuk po e mbulon kërkesën. Në dy ditët e para, pak rrymë u siguri nga Shqipëria dhe nuk pati shumë ndërprerje, ndërsa sot po dëgjohen agregatet, sepse kufizimet janë 6 më 2 dhe rryma nuk po merret më nga Shqipëria.

Nga të dhënat e prodhimit të rrymës që ka siguruar Periskopi nga Korporata Energjetike e Kosovës -KEK, shihet se prodhimi i rrymës sot  është duke u bërë nga dy njësi të TC “Kosova A” dhe një njësi nga TC “Kosova B” Konkretisht, blloku A 3 është duke prodhuar sot 135 MW, Blloku A4 është duke prodhuar 130 MW, dhe Vlloku B1 është duke prodhuar 249 MW. BRE-të janë duke prodhuar 13 MW. (hidrocentralet dhe burimet tjera të ripërtёritshme të energjisë elektrike)

Pra, gjithsej prodhimi i energjisë elektrike, siç shihet është 527 MW.

Sipas të dhënave që ka siguruar Periskopi gjatë ditës së sotme, kërkesa për energji elektrike në orën 14:00 ka qenë 642 MW. Pra, po mungojnë edhe 115 MW. Me qenë se nuk po importohet rrymë, kjo mungesë po mbulohet me reduktim.

Çmimi i energjisë në berëzën e Hungarisë- HUPX, sot po sillet afro 600 euro për MW. Nëse nuk do të kishte reduktime dhe mungesa do të mbulohej nga importi KEDS do të shpenzonte mbi 1 milionë euro në ditë.

Pra aktualisht jashtë përdorimit janë Blloku B2, dhe A5.

Pas dhjetë ditëve pritët të përmirësohet edhe situata më furnizim më rrymë, pasi siç ka mësuar Periskopi, Blloku B2 do të përfundojë remontin më më 26 gusht 2022. Ky bllok prodhon rreth 250 MW në ditë, dhe është e mjaftueshme në bazë të kërkesës aktuale të energjisë elektrike edhe së paku për disa muaj, derisa të fillojnë ngricat.

Jashtë funksionit është edhe Blloku A5. Sipas KEK, ky është ndalur sipas planit të revizionit të përditësuar për 6 mujorin e dytë në procedurë të rregullt duke respektuar udhëzimet teknologjike. Ky bllok ka një kapacitet prodhues rreth 150 MW.

Bazuar në planin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji -ZRRE, kërkesa gjithsejtë pёr energji elektrike në Kosovë për vitin 2022 duke përfshirë edhe konsumin për furnizim të veriut të Kosovës, parashihet të jetë 7,144.6 GWh.

Prodhimi i energjisë elektrike i cili hyn në rrjetin e transmetimit e prodhuar nga TC Kosova A, TC Kosova B, HC Ujmani, HC-Kaskada e Lumbardhit, Parku i erës Kitka dhe Sowi Kosova (Selaci) për vitin 2022, është planifikuar të jetë 6,363.6 GWh.

Ndërsa, prodhimi nacional, duke përfshirë edhe HC, gjeneratorët me erë dhe me panele diellore tё kyçura nё Shpёrndarje, planifikohet të jetë 6,598 GWh.

Pra, siç shihet ka një pamundësi të mbulimit të konsumit vetëm nga prodhimi vendor, e sidomos gjatë sezonit dimëror. Në bazë të kësaj, importi është planifikuar të jetë  661.7 GWh.

A do të mbulohet më fatura të larta të rrymës në kurriz të popullit, do te mbulohet nga KEDS-Qeveria, apo me reduktime, ky import, këtë do ta mësojmë në ndërkohë, sepse nuk e dine as paria e shtetit. /Periskopi/