Pse kaq shumë njerëzve të infektuar iu del testi negativ për koronavirus?

Periskopi.com Shëndeti

Testimi negativ për koronavirus nuk nënkupton domosdoshmërisht se nuk keni Covid-19, sëmundjen që shkaktohet nga virusi, dhe ekspertët thonë që shkalla e lartë e testeve false negative nënkupton se shumë raste nuk po kapen.

Një studim i fundit në Annals of Internal Medicine nga hulumtuesit e Universitetit Johns Hopkins në Baltimore gjeti se efektshmëria e testeve RT-PCR, lloji më i zakontë i testeve për koronavirus në mbarë globin, dallon dramatikisht përgjatë kursit të infeksionit të Covid-19.

Në ditët e para para se të shfaqen simptomat, gjetën hulumtuesit, shanset që të merrni rezultat negativ variojnë prej 100 për qind në ditën e parë e deri në 67 për qind në ditën e katërt, raporton CBC, përkthen Periskopi.

Pasi simptomat nisin të shfaqen, rezultatet negative bien nga 38 për qind në ditën e 5 deri në 20 për qind në ditën e tetë – por ngriten sërish çdo ditë pas saj.

Kjo nënkupton që pacientët me Covid-19 kishin mundësi t’iu dilte testi negativ 1/5 gjatë infeksionit të tyre edhe nëse në të vërtetë ishin pozitivë.

“Fokusi duhet të jetë në heqjen e pacientëve pozitivë nga lista se sa në heqjen e pacientëve mbi bazën e testimit negativ.” – tha Lauren Kucirka, fizikane në Johns Hopkins.

Studimi nuk konkludon se pse testimet e kanë një shkallë të lartë të gabimit me rezultate negative. /Periskopi

Shpërndaje në: