Pse koronavirusi vret më shumë burrat se gratë?

Periskopi.com Zoya

Pirja e duhanit, alkooli, shëndeti i dobët: Studiuesit thonë se këto janë disa nga faktorët që mund të shpjegojnë pse vdesin më shumë burra se gra nga koronavirusi.

Në vende të tilla si Italia, burrat përfaqësojnë gati 60% të njerëzve që testuan pozitivisht për virusin dhe më shumë se 70% të atyre që kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të vendit (ISS). Edhe në vende si Koreja e Jugut, ku përqindja e grave që kanë testuar pozitive për virusin është më e lartë se ajo e burrave, rreth 54% e vdekjeve të raportuara janë burra.

Kur CNN pyeti Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në lidhje me ndarjen e të dhënave sipas gjinisë për rastet dhe vdekjet në SHBA nga koronavirusi, CDC nuk u përgjigj.

Të dhëna gjithëpërfshirëse në lidhje me ata që janë sëmurë, mund të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve më efektive ndaj krizës. Por studiuesit e shëndetit publik thonë se kur qeveritë si Shtetet e Bashkuara ose nuk mbledhin, ose nuk i publikojnë të dhënat e tyre, është e pamundur që ekspertët të kenë një sens të saktë të asaj që po ndodh.

Në bashkëpunim me Global Health, një institut hulumtues që shqyrton pabarazinë gjinore në shëndetin global, CNN analizoi të dhënat në dispozicion të publikut të 20 vendeve me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me Covid-19 (në kohën e mbledhjes së të dhënave, datë 20 mars). Qëllimi ishte të shihej pse burrat duket se po vdisnin më shumë se gratë.

Nga këto 20 vende, vetëm gjashtë siguruan të dhëna të ndara sipas gjinisë për rastet e konfirmuara dhe vdekjet: Kina, Franca, Gjermania, Irani, Italia dhe Koreja e Jugut. U zbulua se burrat ishin 50% më të predispozuar se gratë të vdisnin, pasi diagnostifikoheshin me Covid-19. Kjo nuk lidhej vetëm me anën biologjike, por edhe me sjelljen gjinore, pra mënyrën se si jetojnë burrat.

Historikisht, koronaviruset si SARS dhe MERS kanë tendencë të prekin burrat në mënyrë disproporcionale, sipas Dr. Luis Ostrosky-Zeichner, specialist i sëmundjes infektive në Shkollën Mjekësore McGvern në UTHealth në Texas.

Nga një këndvështrim evolucionar, disa hulumtime sugjerojnë që gratë kanë një reagim më të fortë imunitar ndaj infeksioneve virale sesa burrat, sepse ato kalojnë një pjesë të jetës së tyre me një trup të huaj brenda, pra me pasardhësit e tyre, që u jep një avantazh mbijetese.

“Në shumicën e vendeve, për shembull, ajo që ne shohim është se burrat pinë duhan dhe alkool me ritme shumë më të mëdha sesa gratë”,- tha Sarah Hawkes, profesore e shëndetit publik global në Universitetin College, në Londër dhe bashkëdrejtore e Global Health.

Për sa kohë që të dhënat në bazë gjinie nuk janë në dispozicion të publikut, ato nuk mund të analizohen nga ekspertë të jashtëm, si Global Health, për të dhënë arsyen pse burrat po vdesin më shumë nga Covid-19.

Shpërndaje në: