Ministrat nuk marrin pjesë në seanca, kanë një arsyetim

Ministrat nuk marrin pjesë në seanca, kanë një arsyetim

Në seancën e së premtes, vetëm tre ministra ishin të pranishëm në sallë plenare e pak pyetje arritën të merrnin përgjigje.

Sipas platformës “Vota ime” të KDI-së, nga 136 pyetje të deputetëve, vetëm 74 prej tyre kanë marrë përgjigje.

Por, kjo tashmë është bërë praktikë e qeverisë, ndonëse e kanë obligim t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve.

Ata që e mbikëqyrin punën e legjislativit, kritika nuk kanë vetëm për qeverinë, por edhe për vetë deputetët që thonë se më me zell diskutojnë për çështje politike sesa për atë që janë thirrur ta bëjnë, raporton KTV.

Ndërkohë, Driton Selmanaj nga Demokracia Plus thotë se Kuvendi i Kosovës është përplot me deputetë që postin e shohin veç si privilegj e jo si obligim ndaj atyre që ua dhanë votën.

Kryesia e Kuvendit ende nuk ka thirrur takim për këtë javë, ndërsa nuk dihet nëse deri në fund të javës do të ketë seancë plenare.

Shpërndaje në: