Pse mjekët këshillojnë të hani dy lugë gjellë arrë kokosi

Pse mjekët këshillojnë të hani dy lugë gjellë arrë kokosi

Aroma e tij është e pakrahasueshme me asgjë tjetër dhe sa herë e dallojmë në produktet kozmetike apo ëmbëlsira, nuk mund të mos dashurohemi prej saj.  Por vaji i arrës së kokosit është shumë më i rëndësishëm se kaq. Ai është një aleat i shkëlqyer për shëndetin, dhe kjo falë vlerave të shumta antibakteriale, antimykotike, antioksiduese etj. Më poshtë ju njohim me 3 arsyet kryesore pse duhet të hani dy lugë vaj kokosi çdo ditë.

1. JU NDIHMON TË BINI NGA PESHA: Gjëja e fundit që do t’ju shkonte ndërmend është të rrëzoni kilogramët e padëshiruar duke konsumuar vaj, por ja që është plotësisht e mundur. Vaji i arrës së kokosit është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme Omega-3, të cilat nxisin aktivitetin metabolik dhe bëjnë të mundur që të digjni më shumë kalori. Por jo vetëm kaq, duke pirë çdo ditë vaj kokosi ju mbroni gjithashtu mëlçinë, organin kryesor që bën të mundur filtrimin e të gjitha toksinave që hyjnë në trupin tuaj.

2.UL RREZIKUN E PREKJES NGA SËMUNDJES E ZEMRËS: Sipas një studimi të fundit të ndërmarrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sëmundjet e zemrës janë shkaktaret kryesore të vdekshmërisë në Evropë këto 60 vitet e fundit. I njëjti studim është kryer edhe në Polinezi, vendi i cili mban rekord për sa i përket konsumit të vajit të kokosit dhe rezultatet kanë qenë befasuese. Vaji i arrës së kokosit tashmë po konsiderohet si ilaçi i së ardhmes për sëmundjet kardiovaskulare pasi nxit qarkullimin e gjakut, lufton veprimin e radikaleve të lira dhe zhbllokon arterit dhe venat.

3. RREGULLON NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK: Personat e prekur nga diabeti e dinë mjaft mirë sa e rëndësishme është të ushqehen sa më shëndetshme, në mënyrë që të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit. Ajo që nuk dinë është se në regjimin e përditshëm është vaji i kokosit. Ai ndihmon glukozën të hyjë në qelizat tuaja, duke bërë kështu të mundur reduktimin e insulinës në gjak.

Shpërndaje në: