Pse nuk e shkarkon Ilir Metën? Përgjigjet Rama

Pse nuk e shkarkon Ilir Metën? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është në emisionin sarkastik Zonë e Lirë te moderatori Arian Çani, shkruan Periskopi.

Ai ka kritikuar ashpër presidentin Meta duke thënë se po sillet si kryetar i LSI-së siç ishte dikur.

Rama u pyet se pse nuk e shkarkon Metën meqë është aq i keq. Rama ka shpjeguar i revoltuar se “Duhen dy të tretat, dhe kjo po i shërben atij”.

Ndryshe, dje Ilir Meta refuzoi të dekretonte kandidatin e Ramës Gent Cakajn për ministër të Punëve të Jashtme. /Periskopi

Shpërndaje në: