Pse nuk e shpërndau Antony J. Blinken letrën për Pavarsinë e Kosovës?

Pse nuk e shpërndau Antony J. Blinken letrën për Pavarsinë e Kosovës?

Shkruan: Shenoll Muharremi 

Zakonisht Sekretari i Shteti të SHBA i shpërndanë komunikatat për shtyp dhe ato shumicës nga ne na vien në email. Në emailin tim janë dy komunikata rreth urimeve për ‘National Day’ njëra quhet “Serbia’s National Day” me datën 15 shkurt dhe tjetra “The Gambia National Day” me datën 18 shkurt. Aty mungon “Kosovo National Day” apo “Kosovo Independence Day” me datën 17 shkurt, si zakonisht.

Një mik i imi që merret me këto punë intenzivisht i shqetësuar me shkroj mesazh në 1:30h të natës (am) rreth kësaj, në natën e 17 shkurtit “pse nuk e kam pranuar dekleratën e Blinken”. Për ta ‘qetësuar’ ja dërgova në gjysmë të natës linkun e dekleratës për Kosovën nga webfaqja e State Department dhe me aq mbaroj puna.

Por sot kur po kontrolloj edhe disa herë emailet nga State Department, nuk po e gjej dot emailin e Sekretarit Blinken për pavarsinë e Kosovës. Atë nuk e paska shpërndarë fare Bliken! Kjo është shumë e çuditshme dhe konspiracionistët kishin me pa edhe si një ‘ndëshkrim’ për qeverinë e Kosovës pas disa ‘mospajtimeve’ ditëve të fundit ku pjesëtar të pamatur të pushteti bënë sulme ndaj ambasadorit të SHBA-së në Kosovës.

Por edhe letra e Presidentit Biden tek Presidentja e Kosovës ka ngjashmëri. Në të ka provizione sikur “urime ditën e pavarsisë”…. POR “ne nuk do ta shpërndajmë këtë urim me botën”. “Nëse dëshiron” presidente.. “mundesh me e shpërnda”. Në moment që lexova këto provizione, normal që dyshova pak, por gjithmonë si ballkanas duhemi të kemi kujdes me ‘mendësin konspirative’ dhe e hudha këtë mendim në shportë bërdhogu.

Tash pasiqë edhe Sekretari i Shtetit nuk e ka shpërdarë letrën e urimit që zakonisht gjithmonë shpërndahet, kjo na bënë të dyshojmë mos kemi të bëjmë me një qortim diplomatik. Shpresojmë që ne po ekzagjerojmë dhe po përdorim ‘mendësi konspirative ballkanike’ në këtë rast dhe se asgjë e pazakont nuk po ndodhë këtu.

Por gjithashtu edhe terminologjia e marrëdhënieve mes SHBA dhe Kosovë po modifikohet, sipas komunikatave zyrtare të State Departmentit për Kosovën. Përshembull, më herët është përdorur termi “Stong Partnership” për Kosovën, e tashmë së fundi po përdoret ‘enduring partnership’ apo partneritet i qëndrueshëm vetëm, por jo edhe i partneritet të fortë si më parë.

Në anën tjetër, tek komunikata e Serbisë nga Blinken është përdorur terminologjia “Strategjik Partnership” rreth marrëdhënieve SHBA-Serbi. Kjo nuk do të thotë që partneritetet po modifikohen, por Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes me pozicionet dhe diskursin e saj publik rreth marrëdhënieve Kosovë-SHBA për shkak se nevojiten dekada për të ndërtuar marrëdhënie të mira e me një budallaki ato mund të prishen e shkatërrohen.

 

Shpërndaje në: