Pse organet gjenitale kanë ngjyrë më të errët se pjesa tjetër e trupit?

Pse organet gjenitale kanë ngjyrë më të errët se pjesa tjetër e trupit?

Është gjithmonë e rëndësishme të mbani mend se çdo trup është i ndryshëm.

Ka gjene të ndryshme dhe tipare kulturore të cilat luajnë një rol të madh për të na bërë unikë. Por a keni menduar ndonjëherë pse organet tuaja gjenitale kanë ngjyrë ndryshe nga trupi juaj?

Urologia, kirurgia dhe edukatorja e seksit, Rena Malik tha se kjo varet nga hormonet dhe testosteroni, si dhe nga aktiviteti seksual.

Ajo tha: “Të kesh lëkurë më të errët në rajonin gjenital është mjaft normale. Në fakt kjo i ndodh çdo personi. Zakonisht ndodh shumë gradualisht dhe tenton të bëhet më e errët me kalimin e moshës”.

Hormonet si testosteroni kanë një efekt në melanocitet, qelizat përgjegjëse për prodhimin e melaninës dhe përcaktimin e ngjyrës.

Ekspertja tha se trupi kalon nëpër një sërë procesesh që përfshijnë një ndryshim në hormonet, si puberteti ose shtatzënia. Dhe arsyeja e dytë është për shkak të llojeve të ndryshme të fërkimit, si seksi, si dhe produkte për heqjen e qimeve.

Rena shtoi: “Kjo është krejtësisht normale. Nëse vërtet dëshironi të shmangni lëkurën më të errët në zonën gjenitale, mund të përpiqeni të shmangni fërkimin”.

Ajo rekomandoi: “Mund të provoni të vishni veshje të lirshme dhe ta mbani lëkurën tuaj të hidratuar. Shmangni gjithashtu heqjen e qimeve me gjëra të tilla si depilimi ose rruajtja, dhe më pas të vishni rroba që largojnë djersën për të mbajtur të thatë”.

Nëse lëkura ka pësuar zbardhje drastike, Rena këshillon që të konsultoheni me mjekun tuaj, shkruan DailyStar.

Shpërndaje në: