Pse përdorimi i armëve kimike, mbetet gjithmonë një opsion i mirë në mendjen e Vladimir Putinit

Pse përdorimi i armëve kimike, mbetet gjithmonë një opsion i mirë në mendjen e Vladimir Putinit

Duke e ditur se Vladimir Putini s’mund të pajtohet me dështim, gjithmonë ekziston opsioni më i keq i mundshëm në mendjen e tij: përdorimi i armëve kimike për ta thyer rezistencën e ukrainasve.

Shkruan Paul Rogers, The Guardian, përkthen: Periskopi

Tendenca e Kremlinit për të diskutuar rreth armëve kimike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nën arsyetimin se ShBA-të dhe Ukraina po i zhvillojnë ato, duhet të shihet si një paraprirje e përdorimit të tyre nga forcat ruse në Ukrainë. Pentagoni deri tash – foli boll lidhur me shqetësimin rreth përdorimit të mundshëm të armëve kimike nga Vladimir Putini në një të ardhme të afërt. Por, prapa mbulueshmërisë se rastit nga mas media, qëndron një pyetje bazike: Pse Kremlini do ta mendonte përdorimin e armëve kimike?

Problemi për liderët perëndimorë është se edhe këshilltarët e tyre po ua thonë vazhdimisht – se nga perspektiva e Putinit, ka shumë arsye që të shtyjnë të besosh se ai mund ta bëj saktësisht këtë.

Kur Putini u nis në luftë, ai kishte një cak specifik për ta arritur: ta merrte Kievin, ta largonte qeverisjen aktuale në Ukrainë dhe ta zëvendësonte me një regjim që udhëhiqet nga vet ai. Duke vepruar kështu, kjo do të mund ta zgjaste dhe konfirmonte synimin e Kremlinit, duke u vendosur rreth 1 mijë kilometra afër regjimit të konsoliduar në Minsk. Kështu, Bjellorusia dhe Ukraina do të kishin baza të përhershme ruse, pa asnjë dyshim edhe për zhvillimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve bërthamore. Kështu, e gjithë arkitektura e sigurisë europiane do të ndryshonte – në favor të Vladimir Putinit.

Ai do të mund ta bënte Rusinë e madhe përsëri.

Ky vizion i Putinit, përfshinte idenë se NATO do të mbahej jashtë ushtarakisht, por gjithashtu edhe nënshtrimin e popullit të Ukrainës si dhe limitimin e kapaciteteve ushtarake.

Por, plani u shkatërrua brenda 48 orësh. Rezistenca ushtarake ishte e fuqishme, nuk kishte aspak mirëseardhje për pushtuesit dhe forcat ruse po bëheshin jokompetente gjithandej (në Ukrainë). Dy ditë më vonë, Vladimir Putini doli me një fjalim ku kërcënoi për përdorimin e armëve nukleare si përgjigje direkte në rast të intervinimit të NATO-s, derisa forcat e tij pushtuese filluan të rigrupoheshin për betejat ushtarake.

16 ditë pas luftës (ky shkrim është shkruar kur lufta në Ukrainë ishte në ditën e 16-të derisa sot është në të 19-tën), edhe kjo po tregohet problematike. Asnjë qytet i madh në Ukrainë ende nuk është pushtuar, madje as Harkivi, pavarëisht shkatërrimit të madh të qytetit. Madje as Mariupoli nuk është nën kontrollin e plotë rus.

Ndërkohë që lufta po zhvillohet, forcat ruse po përballen me probleme madhore morale derisa ushtria ukrainase po pranon mijëra armë për mbrojtje, armë që kanë vërshuar nga shtetet që janë anëtare të NATO-s dhe që janë në kufi me Ukrainën.

Putini mund të vazhdojë të llogaris në shkatërrimin e qyteteve, por ai mund të mendojë edhe për opsione të tjera ushtarake. Dhe këtu vjen rreziku nga përdorimi i armëve kimike sepse ka elemente specifike në përdorimin e tyre dhe që janë me rëndësi në planin e sulmit të Vladimir Putinit.

E para, është se ato mund të përdoren edhe ndaj caqeve që janë në nëntokë, përfshirë bunkerët dhe stacionet e metrove dhe e arsyeja e dytë, është se mund të përdoren për të përhapur më shumë frikë (për të thyer moralin e ukrainasve v.j).

Përdorimi i armëve kimike mund të bëhet në pesë mënyra – përmes agjentëve siç është gazi, shok agjentëve siç është klorina, agjentët e gjakut siç janë kloridet cyanogjene, ato që njihen si kloroacetofenone dhe më e keqja: armët kimike /agjentet nervore si sarini, tabuni ose agjentët-V. Këto të fundit, janë përdorur nga agjentët rusë në vrasjet dhe tentimvrasjet e tyre, përfshirë sulmin në Salisbury.

Më 16 mars të vitit 1998, aeroplanët dhe artileria e Irakut shkrumboi qytetin kurd të Halabajas, në veri të vendit. Bombat dhe raketat e mëbshtjellura me sarin vranë më shumë se 5,000 njerëz, shumica grad he fëmijë. Motivi ishte që të krijohet frika në mesin e kurdëve në Irak si dhe një paralajmërim se kushdo që do ta kundërshtonte regjimin e Saddam Husseinit, nuk do të tolerohej.

Ky mund të jetë ndoshta sulmi kimik më i tmerrshëm ndonjëherë që nga Lufta e Parë Botërore.

Një sulm i tillë masiv ndoshta nuk do të ndodhë në Ukrainë, por mund të ndodhin disa sulme individuale kundrejt ndërtesave specifike në Ukrainë ose në ndonjë qytet specifik që ka rëndësi të veçantë (për Rusinë). Përveç ajrir, armët kimike mund të zbresin deri në bunkerë, bodrume e stacione trenesh – disa prej vendeve ku qytetarët e Ukrainës po i shohin si vende të mundshme strehimi dhe po vazhdojnë t’i përdorin për strehim.

Do të ishte një formë grotezke psikologjike e të menduarit të kësaj lufte për Putinin. Plani i tij paraprak ka dështuar dhe tani i gjithë vizioni mbetet në pushtimin e qyteteve një nga një, derisa lidershipi në Ukrainë të pajtohet me kërkesat e tij. E derisa as kjo nuk po ndodhë, rezistenca e popullit ukrainas mbetet e fortë.

Putini s’mund të pajtohet me dështim.

E ardhmja e tij dhe gjithë atyre që e rrethojnë, varet nga ky sukses dhe deri tani ai ka përdorur dhunën ekstreme deri në këto momente. Përdorimi i armëve kimike nga Putini, mbetet si opsion ende i vogël, por megjithatë mbetet aty (si opsion).

Nëse Putini llogaritë në përdorimin e armëve kimike, i vetmi njeri që mund ta ndalë është presidenti kinez, Xi Jinping. Ai është i vetmi person që Putini mund ta dëgjoë. / Paul Rogers, The Guardian/Periskopi/ 

 

Shpërndaje në: