“Pse s’ke dhënë dorëheqje më herët?”: Kurti s’u flet gazetarëve, qeshet me Adriana Matoshin e Hekuran Muratin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka folur para gazetarëve pasi u pyet se pse nuk dha më herët dorëheqje nga pozita e kryeministri të vendit.
Kurtit iu kërkua një deklaratë, të cilën ai tha se e ka dhënë.
“E kam dhënë një deklaratë tashmë të shkurtër, që mund ta lexoni” – u shpreh ai.
“ Pse nuk keni dhënë dorëheqje më herët?” – u pyet ai.
Kurti nuk u përgjigj por vazhdoi të ecë drejt objektit të Qeverisë.
Më pas, ish-kryeministri u pa i buzëqeshur me deputetët Adriana Matoshi e Hekuran Murati.
Kësaj të parës, ia bëri edhe një pyetje:
“Ku mbeti Hajrullahu?”.
Asgjë e re nga Albin Kurti, fajëson opozitën për gjithçka që ndodhi sot në Kuvend