Pse të gjitha gjykatat ndërkombëtare përfshirë edhe Specialen, janë në Hagë?
Njihet si ‘kryeqyteti juridik i botës’. Në Hagë ka shumë organizata Ndërkombëtare për Drejtësi.
Në vitin 1899, në Hagë mbahet Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Paqes. Që atëherë, nis themelimi i qytetit ‘të drejtësisë’. Një nga proceset gjyqësore që përmendet në historinë e Hagës, është edhe ai kundër Slobodan Millosheviqit, transmeton D.Seeker.
Në Hagë, ka gjykata që trajtonë cështjet ndërkombëtare të krimit transnacional, korrupsionin, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet ambientale etj.
Haga është e njohur si qyteti i ‘paqes dhe drejtësisë’.
Në këtë qytet, ndodhet edhe objekti i Gjykatës Speciale, që do të merret me krimet e pretenduara të UCK-së. /Periskopi/



