Pse u anulua goli i Alonsos ndaj Real Madridit, ja çfarë thotë rregullorja

Pse u anulua goli i Alonsos ndaj Real Madridit, ja çfarë thotë rregullorja

Chelsea u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi në kohën shtesë.

Klubi londinez barazoi rezultatin 1:3 të ndeshjes së parë në 90 minuta dhe më pas Karim Benzema ka vendosur epilogun në 30 minuta shtesë.

Gjithçka mund të kishte qenë ndryshe nëse goli i bukur i Marcos Alonso do të pranohej në mesin e pjesës së dytë. Spanjolli mori topin në të majtë, tentativa e parë e tij u bllokua dhe në të dytën realizoi gol të bukur. Problemi ishte se pas tentativës së parë, topi e goditi në dorë dhe goli i tij u anulua pas rishikimit me VAR.Por pse iu anulua goli, çka thonë gjyqtarët?

“Çdo kontakt i duarve dhe topit në situata kur sulmuesi shënon pasi luan me dorë është i dënueshëm. Dora mund të jetë në një pozicion natyral dhe nuk ka qëllim, por rregulli është i tillë. Kjo situatë është e përcaktuar qartë në rregullore dhe nuk ka dyshim që goli është anuluar me të drejtë”, ka shpjeguar rregullin e gjyqtari Mario Strahonja.

Shpërndaje në: