Pse u arrestua Shemi i Ilirëve, Policia jep detaje

Pse u arrestua Shemi i Ilirëve, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar këngëtarin Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i Ilirëve, pasi i njëjti ishte nisur për të kënduar në festivalin Sunny Hill.

Policia bën me dije se ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar kur i është thënë se largohet nga Sunny Hill.

Njoftimi

Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë.

Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Ndryshe, Shemi përmes një shkrimi  në Facebook, e ka përmendur me emër policin që e prangosi atë, duke e akuzuar se është i paguar nga Dukagjin Lipa, për ta ndaluar atë të mos këndojë në festival.

“Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit.U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje”, tha ai.

Tutje këngëtari tregoi se kanë pasur një debat me Dukagjin Lipën, pasi Shemi ka dashur që ta këndojë këngën e Adem Jasharit në festival, ndërsa thotë se Lipa i është betuar në fëmijët e tij që nuk do ta lejojë atë.

 

Shpërndaje në: