PSG konsideron ta lëshojë Pochettinon në fund të sezonit, Man Utd ‘fërkon duart’

PSG konsideron ta lëshojë Pochettinon në fund të sezonit, Man Utd ‘fërkon duart’

Gjasat janë të mëdha që Mauricio Pochettino të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United.

Skuadra e Manchester United është në kërkim të zëvendësuesit të Ole Gunnar Solskjaer dhe Pochettino është në mesin e emrave më të përmendur.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, skuadra e Paris Saint Germain po shqyrton mundësinë që ta lirojë argjentinasin në fund të sezonit,  përcjell Periskopi.

Manchester United janë duke menduar që të marrin një trajner të përkohshëm, me emrin e Ralf Rangnick si opsion.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë në fund të sezonit Pochettino pritet të zyrtarizohet si trajner i ‘Djajve të Kuq’. /Periskopi/

Shpërndaje në: