PSG me rezerva e poshtëron Real Madridin në Parkun e Princave

PSG me rezerva e poshtëron Real Madridin në Parkun e Princave

PSG e ka mposhtur Real Madridin më rezultat 3-0 në ndeshjen e Grupit A në Champions League.

Parisienët nuk e patën aspak problem triumfin kundër “Los Blancos” pavarësisht mungesave të lojtarëve kryesorë, përfshirë Edinson Cavanin, Neymarin dhe Kylian Mbappen.

Angel Di Maria i realizoi dy golat për parisienët, dhe atë qysh në pjesën e parë.

Fillimisht hapi llogarinë në minutën e 14-të, pas asistimit të Juan Bernat, ndërsa dyfishoi duke shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Idrissa Gana Gueye në minutën e 35-të.

Ndërsa krejt në fund, në kohën shtesë, Thomas Meunier ia dha goditjen e fundit skuadrës së Zinedine Zidanes.

Kështu, PSG bën një hap para rivalit më të madh në grup për vendin e parë, me Club Brugen dhe Galatasarayin që më herët u ndan baraz pa gola. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: