PSG merr fitore në frymën e fundit ndaj Lyon – Icardi bën heroin

PSG merr fitore në frymën e fundit ndaj Lyon – Icardi bën heroin

Paris Saint Germain ka arritur të gjej fitoren e gjashtë radhazi në Ligue 1.

Në përballjen me Olympique Lyon, skuadra e Mauricio Pochettino ka shënuar fitore 1:2, falë heroi argjentinas, Mauro Icardi, shkruan Periskopi.

PSG e pa veten në disavantazh në minutën e 54’ të ndeshjes, kur Lucas Paqueta shënoi për 0:1.

Reagimi ishte i shpejtë, dhe Neymar fitoi një penallti në minutën e 66’, të cilën vet e konvertoi në gol për 1:1.

Rast të mirë në pjesën e parë pati Lionel Messi, por shtylla ia mohoi golin nga gjuajtja e lirë.

Argjentinasi u zëvendësua në minutën e 76’ të takimit për t’i lënë vendin Hakimit, por as ky ndryshim nuk solli më shumë për parisienët, derisa u inkuadrua një tjetër lojtar nga Argjentina.

Ishte Mauro Icardi ai që në minutën e 94′ gjeti golin e fitores për PSG, pas një asistimi të Kylian Mbappe.

Tani PSG ka 18 pikë, kurse Lyon mbetet në 8 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: