PSG negocioi me Ronaldon, por kurrë nuk nisi një ofertë për të

PSG negocioi me Ronaldon, por kurrë nuk nisi një ofertë për të

Cristiano Ronaldo ishte një nga lojtarët më të përfolur në ditët e fundit të merkatos së verës.

Ylli portugez vendosi t’i jepte fund aventurës së tij me Juventus, për t’iu bashkuar më pas skuadrës së Manchester United.

Por, para nënshkrimit me United, lojtari lidhej shumë edhe me skuadra si Manchester City e PSG.

Sipas ‘Le10Sport’, PSG kanë folur direkt me Cristianon, para kthimit të lojtarit në ‘Old Trafford’, përcjell Periskopi.

Megjithatë, skuadra parisiene kurrë nuk nisi një ofertë zyrtare drejt Juventus, për kartonin e CR7.

Ronaldo mund të ishte pjesë e një tridenti që do të përbëhej me Messi e Neymar, por PSG kishte fokusin te Mbappe. /Periskopi/

Shpërndaje në: