PSG përmbys Atalantën, shkon në gjysmëfinale të LK me gjysmë shpirti

PSG përmbys Atalantën, shkon në gjysmëfinale të LK me gjysmë shpirti

Sonte u zhvillua çerekfinalja e parë e Ligës së Kampionëve për edicionin 2019/20, ndeshje kjo që solli mjaft spektakël.

Skuadra e parisiene, PSG, është treguar kafshatë e pakapërdishme për senzacionin nga Serie A, Atalantën, duke mposhtur këtë të fundit në takimin çerekfinal të Ligës së Kampionëve, me rezultat 2:1, transmeton Periskopi.

Italianët nuk arritën ta administrojnë avantazhin e sguruar në minutën e 27-të të pjesës së parë të takimit, dhe rrjedhimisht ta përmbushin ambicien historike për ta prekur gjysmëfinalen e kompeticionit më prestigjioz për klube, Ligës së Kampionëve.

Ëndrra e bergamasëve u përmbys në minutat e fundit të takimit, kur parisienët realizuan dy gola.

Kujtojmë që, deri në këtë fazë, Atalanta ishe mohikani i fundit nga skuadrat e Serie A, që mbrojti nderin e skuadrave italiane në Ligën e Kampionëve. /Periskopi

Shpërndaje në: