PSG shkarkon Pochettinon

PSG shkarkon Pochettinon

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se ka shkarkuar Mauricio Pochettinon nga posti i trajnerit.

Klubi francez lëshoi komunikatë për media, duke bërë të ditur se i ka ndarë rrugët me argjentinasit.

“Paris Saint-Germain konfirmon se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mauricio Pochettino”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Trajneri argjentinas dhe stafi i tij i ishin bashkuar klubit kryeqytetas në janar të vitit 2021. Ish-kapiteni i Rouge et Bleu, bëri 84 ndeshje në të gjitha garat në bankinën parisiene. Nën drejtimin e tij, Paris Saint-Germain fitoi ligën, Coupe de France 2021 si dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij, prillin e kaluar”.

“Klubi dëshiron të falënderojë Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën e tyre dhe t’u uroj atyre më të mirën për të ardhmen”, përfundon njoftimi i PSG-së.

Shpërndaje në: