PSG shkatërron Reims, Ramos shënoi një gol

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 4-0 kundër Reims sonte në Parc des Princes. Marco Varratti (44), Sergio Ramos (62), Faes (autogol 67), Danilo Pereira (76) shënuan për PSG sonte. Skuadra parisiene prin në Ligue 1 të Francës me 53 pikë, 11 më shumë se Nice në vendin e dytë

Paris Saint-Germain e kanë shijuar edhe një fitore sonte, duke mposhtu Reims me rezultat 4-0.

Danilo i PSG-së rrezikoi portën i pari në minutën e 24-të të ndeshjes por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën pingule të portës së Reims.

Ekitike i Reims do të kishte rastin e parë për mysafirët në minutën e 35-të, por përpjekja e tij përfundoi lart në portë.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 44-të të pjesës së parë.

Marco Varratti arriti që të marrë një top të kthyer nga mbrojtja dhe më pastaj ta godas atë dhe të shënoi një gol të bukur në këtë sfidë.

Pjesa e dytë ishte e tëra e PSG-së.

Sergio Ramos bëri debutimin e tij të parë me gol me PSG. Spanjolli përfitoi po ashtu nga një rikthim i topit pas një ndërprerje për të shënuar për 2-0.

Pas këtij goli, Messi do të zëvendësohej dhe do të hynte në lojë në vend të Angel Di Maria.

Goli i tretë do të vinte në minutën e 67-të.

Fillimisht u mendua që atë e shënoi Marco Varratti por më vonë u zbulua se topi ishte devijuar shumë nga trajktroja nga Wout Faes dhe ai kishte shënuar autogol.

Icardi ishte shumë afër për ta shënuar një gol në minutën e 71-të, por portieri serb Pedrag Rajkovic bëri një super pritje dhe ia mohoi golit atij.

Kylian Mbappe do të ishte kreator i golit të katër pasi që ai do të bënte një asist për Danillo Perreira që do të shënonte gol në minutën e 75-të.

Kjo fitore e lë në vendin e parë PSG-në me 53 pikë në Ligue 1, 11 më shumë se Nice që është në vendin e dytë. Reims zbret në vendin e 14-të me 24 pikë.