PSG turpërohet nga Lille – Trajneri luan si të ishte i çmendur

PSG turpërohet nga Lille – Trajneri luan si të ishte i çmendur

Pas barazimit ndaj Strasbourgut, Paris Saint Germani nuk arriti të fitojë titullin në Ligue 1 për javën e dytë radhazi.

Tani klubi nga Parisi humbi me rezultat 5-1 ndaj Lille, duke befasuar kështu edhe një herë të gjithë. Ajo që ishte po ashtu befasuese ishte edhe skema e çuditshme taktike, me 5 mbrojtës, tre mesfushorë qendre [mes të cilëve edhe Dani Alvesh] dhe dy sulmues, mes të cilëve edhe Julian Draxlerin që është mesfushor.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e shtatë pasi Thomas Meunier shënoi autgol, nuk kaloi shumë dhe rezultati u barazua nga Juan Bernat (11′). Në pjesën e parë nuk kishte më gola, por PSG mbeti me një lojtar më pak pasi Bernat u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 36-të.

Lille e filloi pjesën e dytë furishëm, fillimisht shënoi me anë të Nicolas Pepe (51′) dhe pastaj ia vazhdoi me Jonathan Bamba (65′), Gabriel (71′) dhe Jose Fonte (84′).

PSG i duhet edhe një pikë për të siguruar matematikisht titullin, ndërsa aktualisht renditet në vendin e parë me 81 pikë, kurse Lille një pozitë me poshtë me 64 pikë.

Klubi nga Parisi në xhiron e ardhshme luan kundër Nantes, ndërsa Lille ndaj Toulouse.

Shpërndaje në: