Psikologët ‘shuplakë’ shoqërisë; Shpenzoni për sende dhe harroni të ushqeni shpirtin me përvoja, udhëtime e kujtime

Psikologët ‘shuplakë’ shoqërisë; Shpenzoni për sende dhe harroni të ushqeni shpirtin me përvoja, udhëtime e kujtime

Të bërit ‘shopping’ mund të jetë ‘terapi’ për shumë femra e blerja e një çante të re apo një palë këpucëve që i keni dashuruar me shikim të parë , mund të përkthehet në prodhim seretonine. Por ja që ky grup njerëzish nuk rezulton të jetë grupi më i lumtur. Të pasurit para e të shpenzuarit për të mira materiale mund të rezultojë në përmbushje të përkohshme, por lumturia që gjendet në blerjen e një sendi të ri rrallë zgjat.

Të gjithë ne ndjehemi më të pasur në ditën e rrogës dhe gjëja e parë që mendojmë është të bëjmë tonën atë  çantën që kemi parë në vitrinë, xhaketën që s’e blemë dot muajin e shkuar edhe pse shumë prej nesh e dine se shpenzimet për sendet materiale mund të mos jenë mënyrë më e mençur për të harxhuar paratë.

E rëndësishme është të mbani mend vlerën e investimit !

Të jetosh do të thotë të përjetosh,dhe jo të zotërosh objekte!

Sipas studiuesve nga Universiteti Shtetëror i San Francisko, njerëzit e kuptojnë se lumturia ka të bëjë  me krijimin e kujtimeve dhe jo shkëlqimin e rrobave , celularëve të fundit apo sendeve pakurrëfare vlere ekstra.

Përqendrohuni te lumturia juaj, jo në atë që ju bën tërheqës apo të pushtetshëm në syrin e tjetrit.

Në këtë kohë, shumë njerëz marrin vendime bazuar në ndikimet e shoqërisë, duke  bërë që syzet e diellit , automjetet dhe celulari të barazvlerësohet me vlerën e individit.

Në këmbim të një postimi në Instagram me 1.000 pëlqime, shumë prej nesh janë të gatshëm të zbrazin xhepat. Dr Thomas Gilovich profesor i psikologjisë në Universitetin Cornell i cili ka studiuar lidhjen midis parasë dhe lumturisë. tha:

Përvojat tona vlejnë më shumë sesa të mirat materiale. Njerëzit priren të mendojnë se një pjesë e identitetit të tyre është e lidhur me ato gjëra (sendet), por ato mbeten të ndara nga ju. Në ndryshim, përvojat tuaja në të vërtetë janë pjesë e identitetit tuaj. Ne jemi shumatorja e përvojave tona.

Gjithmonë ka justifikime se si eksplorimi i botës kushton shumë para, megjithatë kjo gjë është relative. Nuk po themi të merrni pasaportën e të zhdukeni gjashtë muaj në Afrikën e Jugut, në Azi apo në Amerikën e Jugut për të gjetur ‘veten’. Ideja është të investoni kohën dhe paratë tuaj me njerëzit që doni, në vende ku keni qenë apo jo më parë. Burimi David WOlfe

Shpërndaje në: