Publikimi i dokumenteve të Speciales, gazetari Halil Berisha dëshmon edhe sot

Publikimi i dokumenteve të Speciales, gazetari Halil Berisha dëshmon edhe sot

Gazetari nga Kosova, Halil Berisha, do të vazhdojë edhe sot dëshminë në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Prokurori i Specializuar tha se sot Berisha do të pyetet për disa tekste që janë publikuar në mediumin ku ai punonte gjatë asaj kohe.

Berisha, përpara se ta niste dëshminë, tha se është detyruar të paraqitet atje në cilësinë e dëshmitarit dhe paraprakisht theksoi se nuk është i lumtur që gjendet atje.

“Unë veç desha të them që nuk jam shumë i lumtur që sot jam këtu për të dëshmuar para juve. Kjo assesi nuk do ta pengojë faktin që unë do ta them vetëm të vërtetën”, tha Berisha dje në fillim të dëshmisë.

“Megjithatë, unë këtu jam sepse më keni obligu. Por përndryshe, nuk jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, shtoi ai.

Fillimisht, gazetari ka nisur të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me konferencat për shtyp që i mbanin Gucati e Haradinaj

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen dhe po gjykohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Shpërndaje në: