Publikimi i përgjimit – Besnik Bislimi i tregon lajmin Albulena Haxhiut, ajo mbetet ‘e shtangur’

Publikimi i përgjimit – Besnik Bislimi i tregon lajmin Albulena Haxhiut, ajo mbetet ‘e shtangur’

Derisa në Kuvendin e Kosovës nisi seanca ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë, në media u publikua nga përgjim i Albulena Haxhiut nga një mbledhje e partisë ku ajo kishte treguar se arsyeja e dorëheqjes së saj nga kryesia lidhej me pagën.

Lajmin për publikimin e përgjimit asaj ia dha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke i treguar në telefon Albulena Haxhiut.

Haxhiu e merr telefonin dhe mbetet e ‘shtangur’ në këmbë duke e lexuar

Përgjimi përfshinë periudhën e vitit 2018 kur ndodhi përçarja më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që tani është në pushtet.

Në këto audio-incizime dorëheqjen nga LVV-ja e pranon edhe vetë Albulena Haxhiu në këtë audio-incizim dhe konfirmon se ky veprim i saj ndërlidhej me pakënaqësitë rreth pagës që merrte në parti.

Dorëheqja ime në shtator nuk ka qenë publike, i kam treguar vetëm kryesisë, as arsyetimin nuk e kam shkruar aty, sepse nuk kam dashur që diçka të dalë jashtë. Nuk kam dashur që çështjet e brendshme të dalin jashtë, ajo ka ardhur pas një vendimi në kryesi për çështjen e pagave”, dëgjohet duke thënë Albulena Haxhiu, e cila atë kohë ishte deputete.

Shpërndaje në: