Publikohen formacionet zyrtare nga ndeshja e Real Madridit kundër Valladolidit

Publikohen formacionet zyrtare nga ndeshja e Real Madridit kundër Valladolidit

Real Madridi dhe Valladolidi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë e cila zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 19:00, transmeton Periskopi.

Skuadra e Zinedine Zidane e ka nisur sezonin e ri me fitore në udhëtim ndaj Celta Vigos, ndërsa pret tri pikët e radhës në këtë ndeshje në shtëpi.

Në anën tjetër, mysafirët vijnë me besim të madh pas fitores në udhëtim te Real Betisi dhe synojnë rezultat pozitiv edhe nga kjo ndeshje e vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, James; Isco, Benzema, Bale

Valladolid: Masip; Moyano, Kiko Olivas, Salisu, Nacho; Pedro Porro, Míchel, San Emeterio, Oscar Plano; Sergi Guardiola, Unal. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: