Publikohen pamje të Conor McGregorit duke rrahur brutalisht partnerin në stërvitje

Publikohen pamje të Conor McGregorit duke rrahur brutalisht partnerin në stërvitje

Mega-meçi i boksit mes superyllit të UFC-së dhe Floyd Mayweatherit ishte etiketuar si ‘meçi më i madh në histori të boksit’ dhe nuk zhgënjeu.

Një prej çështjeve më të diskutuara para meçit ishin sesionet e sparingut apo stërvitjeve në luftë që u zhvilluan mes McGregorit dhe Paulie Malignaggi, transmeton Periskopi.

Storia është se para kësaj lufte sparingu, Malignaggi seriozisht ofendoi shanset e McGregorit kundër Mayweatherit, kështu që kur lufta u përcaktua, irlandezi e sfidoi atë të dalë nga pensionimi dhe të vinte në një kamp stërvitor në Las Vegas për sparing, transmeton Periskopi.

Në fakt, pati kohë kur McGregor kundër Malignaggit dukej situatë më e nxehtë se McGregor kundër Mayweather.

Dyshja fillimisht luftoi në tetë runde dhe pastaj mbi 12, por amerikani u largua nga ekipi i irlandezit pasi u publikuan pamje të një rrëzimi diskutabil të Malignaggit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: