Publikohen pamje të pazakonta nga përballja prapa dyerve të mbyllura: Klitschko e nokautoi Wilderin

Publikohen pamje të pazakonta nga përballja prapa dyerve të mbyllura: Klitschko e nokautoi Wilderin

Wladimir Klitschko është ndeshur me Deontay Wilderin në një ring stërvitës, derisa janë publikuar pamje nga momentet.

Dillian Whyte vazhdimisht ka potencuar se ukrainasi e nokautoi amerikanin me një grusht të jashtëzakonshëm, transmeton Periskopi.

Klitschko, natyrisht, u pensionua pas humbjes kundër Anthony Joshuas në prill të vitit 2017.

Sidoqoftë, e vetmja gjë që ka dalë nga meçi stërvitës mes Wilderit dhe Klitschkos tetë vite më parë, është një GIF i shkurtër.

Sigurisht diku atje është një video më e gjatë, e cila përmban pamje nga përballja në kampin e Klitschkos.

“E kam parë atë duke u nokautuar. Wladimiri e nokautoi Wilderin,” ka thënë ëhyte. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: