Publikohen pamjet e reja nga sherri mes Fifit dhe aktores në ‘Big Brother”

Publikohen pamjet e reja nga sherri mes Fifit dhe aktores në ‘Big Brother”

Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e njohur me nofkën “Fifi” me veprimet e saj është kthyer në personazhin me të përfolur në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”.

Pas prishjes së raporteve me Granit Canën, ajo mbrëmë ka pasur një diskutim me aktoren, Monika Lubonja, ku në një moment debati eskaloi dhe këngëtarja me shkop në dorë i drejtohet aktores duke i bërtitur: “Hec, shkoo flej gjumë, hec vazhdo po të them”.

Por, pas kësaj ato kanë vazhduar debatin edhe në një pjesë tjetër të shtëpisë, ku janë munduar banorët e tjerë që t’i ulin tensionet mes tyre.

Shpërndaje në: