Publikohet biseda e tensionuar në mes Macron dhe Putin katër ditë para fillimit të pushtimit

Publikohet biseda e tensionuar në mes Macron dhe Putin katër ditë para fillimit të pushtimit

Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin kanë pasur një bisedë telefonike të tensionuar katër ditë para se forcat ruse të pushtonin Ukrainën, ka shpalosur një përgjim i publikuar së fundmi, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Presidenti francez reagoi zëshëm ndaj propozimeve të homologut të tij rus se ai duhet të negociojë me separatistët rusë, duke shpjeguar në një moment: “Nuk e di se ku e kanë mësuar këtë ligj avokatët tuaj!”.

Biseda e tensionuar përfundoi me Putinin duke deklaruar se ai ishte në palestër para se të refuzonte një takim me presidentin amerikan, Joe Biden.

Detajet e bisedës së 20 shkurtit u shpalosën nga transmetuesi France 2 në një dokumentar rreth mënyrës se si e ka menxhuar krizën presidentit francez. Dokumentari titullohet: Një president, Evropa dhe Lufta.

Në fillim të diskutimit, Macron i thotë Putinit: “Unë nuk e di se ku i kanë mësuar ligjet avokatët tuaj! Unë jam duke i shikuar dokumentet dhe po përpiqem t’i zbatoj ato!”.

“Unë nuk e di se cili avokat do jetë në gjende të ju thotë se në një vend sovran, tekstet e ligjeve janë të propozuara nga grupet separatiste dhe jo nga autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike”.

Një Putin i zemëruar thërret: “Kjo nuk është një Qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata erdhën në pushtet me një grusht shtet, aty kishte njerëz të djegur për së gjalli, kishte një gjakderdhje dhe Zelensky është përgjegjës për ato”.

Kur lideri i Kremlinit sugjeroi përsëri që Macron të negociojë me separatistët, lideri francez reagon: “Ne nuk brengosemi rreth propozimeve të separatistëve!”.

Ditën pasuese, Putin deklaroi se Rusia njohu Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut dhe filloj pushtimi i plotë në mëngjesin e 24 shkurtit.

Gjatë bisedës, Putin e përshkruan revolucionin e vitit 2014 që solli liderët pro-Perëndimorë në pushtet në Ukrainë nëpërmjet një grusht shteti dhe akuzon Zelenskyn për refuzimin e tij për pjesëmarrje në dialog me separatistët pro-rusë.

Biseda fillon me Macron që kërkon qartësi ndaj “qëllimeve” të Putinit dhe pyet se cilat “veprime të dobishme” mund ta shmangin një luftë të plotë.

Lideri i fuqishëm rus pastaj hedh akuza të rënda ndaj Zelenskyt duke e akuzuar për “gënjeshtra” rreth marrëveshjeve të Minskut, një pajtim i nënshkruajtur në vitin 2014 që synonte dhe dështoi të përfundonte luftën në Donbas.

Putin prentendoi se separatistët në rajon kanë qenë duke u përpjekur për të negociuar në mënyrë diplomatike me Ukrainën dhe duke tentuar “të hapnin një dialog konstruktiv” me Zelenskyn që refuzonte të bisedonte me ta.

Putin gjithashtu inkurajon Macronin të negocionte me separatistët, por ai me nervozë përgjigjet: “Nuk janë separatistët ata që bëjnë propozime sipas ligjeve të Ukrainës”.

Putin përgjigjet: “Natyrisht, ne kemi një lexim krejt të ndryshëm ndaj situatës”.

Në përpjekje për të qetësuar bisedën e tensionuar, Macron propozi një takim me Bidenin, të cilin Putin duket se e refuzon pa një pajtim rreth datës dhe pajtueshmërisë.

Macron kërkoi nga Putin për të përfunduar ushtrimet ushtarake që kanë parë mijëra trupa të rreshtohen afër kufirit dhe duke kryer lojëra të luftës në Bjellorusi.

Putin përgjigjet jo i përkushtuar se ato ‘ndoshta’ mund të përfundojnë sonte. Katër ditë më vonë, këto trupa patën hyrë në Ukrainë.

Në fund të telefonatës, Macron sugjeron lëshimin e një njoftimi për shtyp që Putin dhe Biden do të takoheshin në ‘parim’.

Por Putin me gjakftohtësi përgjigjet: “Të jem i sinqert me ju, unë dëshiroja të luaja hokej në akull sepse unë jam duke folur nga palestra duke filluar ushtrimet. Do t’i telefonoj këshilltarët e mi së pari”.

Në pjesë të tjera të dokumentarit, biseda telefonike e Zelenskyt me një Macron të shokuar zbulon se pushtimi rus është në orët e tij të hershme. /Periskopi/

Shpërndaje në: