Publikohet data e meçit të gjigantëve Andy Ruiz Jr – Luis Ortiz

Publikohet data e meçit të gjigantëve Andy Ruiz Jr – Luis Ortiz

Ndeshja e shumëpritur mes Andy Ruiz Jr. dhe Luis Ortiz ishte planifikuar të zhvillohej më 13 gusht të kësaj vere.

Por kjo datë është ndryshuar për të akomoduar më mirë shikuesit dhe të pranishmit në Shtetet e Bashkuara, shkruan Periskopi.

Duke qenë se 5 shtatori është Dita e Punës në SHBA, që do të thotë se njerëzit do të kenë ditë pushimi, meçi tani është riplanifikuar për të dielën, 4 shtator, sipas ESPN Knockout.

Tifozët  janë të etur për të parë rikthimin e Ruizit, i cili nuk ka luftuar që nga maji i viti 2021 kur mposhti Chris Arreola në ndeshjen e tij të parë që nga humbja e titujve të peshave të rënda nga Anthony Joshua.

Që atëherë, meksikani ka pasur një operacion në gju, ndërsa Ortiz fitoi kundër Charles Martin me një nokaut në raundin e gjashtë në dhjetor.

Shpërndaje në: