Publikohet fotografia e autorit të sulmit që vrau 21 persona në një shkollë në Teksas

Publikohet fotografia e autorit të sulmit që vrau 21 persona në një shkollë në Teksas

Është publikuar fotografia e 18 vjeçarit, Salvador Ramos, autorit të sulmit që la të paktën 21 persona të vrarë në një shkollë fillore në Teksas.

Salvador Ramos është identifikuar nga autoritetet dhe besohet se është vrarë nga oficerët.

18 fëmijë dhe tre të rritur humbën jetën të martën kur 18-vjeçari hapi zjarr në një shkollë fillore në Teksas. Edhe autori i sulmit vdiq.

Sulmi në Teksas ndodhi më pak se dy javë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut, duke vrarë 10 persona me ngjyrë. Zyrtarët e kanë cilësuar atë sulm një krim urrejtjeje.

Shpërndaje në: