Publikohet fotografia e personit që vrau 11 persona në Malin e Zi, në mesin e tyre edhe fëmijë

Publikohet fotografia e personit që vrau 11 persona në Malin e Zi, në mesin e tyre edhe fëmijë

Është publikuar fotografia e personit i cili raportohet se vrau 11 person duke përfshirë edhe fëmijë, shkruan novosti.rs transmeton Periskopi.

Siç raporton novosti.rs 34 vjeçari që kreu këtë masakër është Vuk Boriloviq.

Mësohet se krejt ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje.

Çfarë ndodhi në Cetinë?

Ngjarja e rëndë ka tronditur Malin e Zi pasditen e 12 gushtit, kur një 34-vjeçar ka hapur zjarr duke vrarë disa persona në qytetin e Cetinjës.

Lajmi u bë i ditur nga mediat malazeze, të cilat shkruajnë se 11 shtetas kanë mbetur të vdekur përfshirë këtu fëmijë.

Siç raporton gazeta “Vijesti”, burri ka qëlluar në drejtim të disa persona fare afër vendbanimit të tij, brenda lagjes.

Në vendngjarje ndodhet Prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia, shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për çfarë ka ndodhur.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Gjendja e tij është stabile, raportojnë mediat atje.

 

 

Fotografia e personit:

Shpërndaje në: