Publikohet kënga “Luje belin” nga Nora Istrefi dhe Besnik Qaka

Publikohet kënga “Luje belin” nga Nora Istrefi dhe Besnik Qaka

Nora Istrefi dhe Besnik Qaka (NRG Band) bashkuan forcat për një super-bashkëpunim duke publikuar projektin më të fundit “Luje Belin”.

Kënga vjen me një ritëm dinamik dhe fton publikun të kërcejë, duke sjellë atmosferën e verës përmes një vibe-i modern dhe energjik.

Videoklipi që e shoqëron këngën është po aq i veçantë, me skena të realizuara në një ambient ferme, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Elementet vizuale tërheqëse dhe paraqitje artistike të kuruara, e bëjnë projektin tejet të spikatur.

Nora e cila di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e publikut, dukej tejet tërheqëse me një fustan të ngushtë që i theksonin linjat e bukura.

“Luje Belin” është një këngë që synon të bëhet hit i sezonit, falë ritmit të kapshëm, interpretimit karizmatik të dy artistëve dhe estetikës unike të videos. /Periskopi/

Shpërndaje në: