Publikohet lista e dhjetë boksierëve më të mirë në histori – Muhammad Ali i katërti

Publikohet lista e dhjetë boksierëve më të mirë në histori – Muhammad Ali i katërti

Top dhjetë boksierët e të gjitha kohëve janë zbuluar nga mediumi shumë i respektuar, “BoxRec”.

Derisa nuk është befasi që vendin e parë e ka rrëmbyer Floyd Mayëeather me një bilanc 50-0-0, nuk ka vend për Mike Tysonin në këtë listë, transmeton Periskopi.

Mayëeather, i cili nuk ka humbur as edhe një ndeshje për 21 vjet sa ka qenë në ring, mposhti Manny Pacquiaon i cili doli i dyti.

Muhammad Ali – të cilin shumë fansa e konsiderojnë si sportistin më të mirë në histori – u vendos në pozitën e katërt, derisa argjentinasi, Carlos Monzon ishte pjesë e top treshes.

Ndërkohë, në top dhjetëshe është përfshirë Sugar Ray Robinson – i cili ka fituar plot 174 ndeshje.

Shikoni më poshtë listën e plotë. /Periskopi.com/

10. Julio Cesar Chavez – 107-6-2

9. Oscar De La Hoya – 39-6-0

8. Archie Moore – 186-23-10

7. Joe Louis – 66-3-0

6. Bernard Hopkins – 55-8-2

5. Sugar Ray Robinson – 174-19-6

4. Muhammad Ali – 56-5-0

3. Carlos Monzon – 87-3-9

2. Manny Pacquiao – 62-7-2

1. Floyd Mayweather – 50-0-0

Shpërndaje në: