Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, regjistohet edhe një viktimë – ky është numri i rasteve të reja

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, regjistohet edhe një viktimë – ky është numri i rasteve të reja

Është publikuar raporti i fundit i IKSHPK-së dhe janë regjistruar një viktimë dhe 12 raste pozitive me COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë edhe 349 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

26 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.

Në total numri i rasteve aktive është 349.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Shpërndaje në: