Publikohet raporti i fundit i rasteve me Covid në 24 orët e fundit

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe nëntë raste të reja me COVID-19, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë rast vdekjeje.

Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 981.

Në total numri i rasteve aktive është 188.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.469 doza të vaksinës.

Deri më sot 822 mijë e 842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa 102 mijë e 561 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.