Publikohet raporti i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Publikohet raporti i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, nga 638 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 528.

Në Kosovë janë 428 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 826 mijë e 251 doza të vaksinës.

Deri më sot 822 mijë e 45 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 101 mijë e 629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Shpërndaje në: