Publikohet rezultati i testit të Vedat Muriqit për koronavirus

Publikohet rezultati i testit të Vedat Muriqit për koronavirus

Vedat Muriqi ka rezultuar negativ në testin e koronaviusit.

Skuadra e Fenerbahce iu ka nënshtruar testeve për pandeminë, e cila ka marrë pothuajse 20 mijë jetë deri tani në botë.

Superliga turke ishte një ndër kampionatet e fundit që vendosi t’i jepte fund aktiviteteve sportive, pasi u shënuan rastet me rritje në vend.

Ylli kosovar, i cili mbron fanellën e gjigantit turk, Muriqi gjithashtu iu nënshtrua këtij testi.

Gjatë ditës së sotme rezultatet kanë mbërritur dhe fatmirësisht, ai ka rezultuar negativ.

Skuadra turke, Fenerbahçe ka bërë të ditur më herët se një futbollist dhe një anëtar i stafit teknik, janë diagnostikuar me koronavirus.

Kujtojmë se trajneri i Galatasaray, Fatih Terim doli pozitiv gjatë ditës së djeshme

Shpërndaje në: