Publikohet video 43-sekondëshe e Wijnaldumit që do t’iu shkaktojë ‘gjakderdhje në sy’

Publikohet video 43-sekondëshe e Wijnaldumit që do t’iu shkaktojë ‘gjakderdhje në sy’

Liverpooli ia siguroi vetes tri pikë të rëndësishme të shtunën pasdite kundër Aston Villas.

U duk sikur skuadra e Jurgen Kloppit do të vazhdonte formën e dobët në shtëpi, kur Ollie Watkins kaloi në epërsi Villan, transmeton Periskopi.

Mirëpo, golat nga Mo Salah dhe Trent Alexander-Arnold ia siguruan pikët e plota ‘Të Kuqve’.

p1f2ug96ilt1e2q81kdj1ste10lkd.jpg

Pavarësisht tri pikëve, fansat e Liverpoolit nuk janë ndarë aspak të impresionuar nga paraqitja e skuadrës.

Dhe një lojtar në vecanti fitoi shumë kritika – Georginio Wijnaldum.

Kontrata e holandezit me Liverpoolin skadon në verë dhe ekziston mundësi e vërtetë që ai t’i bashkohet Barcelonës në verë.

Dhe për disa fansa, ajo ditë po pritet me padurim.

p1f2ugbjhl4d91h3arl81jvmfakf.jpg

Për të qenë të drejtë, 30-vjecari nuk ka qenë aq i mirë së fundmi. Paqartësia rreth të ardhmes së tij mund të ketë ndikuar në paraqitje definitivisht.

Dhe një fans i Liverpoolit identifikoi 43 sekonda nga paraqitja e tij kundër Aston Villës që do ‘t’iu shkaktojë gjakderdhje në sy’.

Në pamje shihet ai duke bërë një pasim të shkurtër tek Alexander-Arnold, humb posedimin një herë, humb posedimin përsëri dhe pastaj, në fund të klipit, ai rrëshqet derisa po i vinte topi në afërsi të zonës.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: