Pulat bëhen bashkë dhe e vrasin dhelprën në Francë

Pulat bëhen bashkë dhe e vrasin dhelprën në Francë

“Kishte një instinkt të turmës dhe ato e sulmuan dhelprën me sqepat e tyre,” tha kreu i fermës

Pulat në një fermë të shpezëve në verilindje të Francës dyshohet se vranë një dhelpër që po provonte të futej tinëz në kafaz, shkruan Periskopi.

Dhelpra thuhet të jetë futur brenda kotecit në një shkollë të agrikulturës javën e kaluar por ka ngecur brenda shkaku i dyerve automatike që mbyllen kur dielli bie.

Studentët në shkollën Le Gros Chene në Brittany zbuluan trupin e dhelprës të nesërmen në mëngjes kur po shkonin t’i këqyrnin pulat.

“Aty, në kënd, ne gjetëm dhelprën të vdekur,” tha Pascal Daniel, kreu i fermës së shkollës për AFP-në. “Kishte një instinkt të turmës dhe kjo i bëri pulat që ta sulmonin dhelprën me sqepat e tyre.”

Kur herën e fundit, tha Danieli, dhelpra hyri në fermë, kjo rezultoi shumë keq për pulat. /Periskopi

Shpërndaje në: