Punë e kryer: Ronaldo kalon tek United, caktohen testet mjekësore

Punë e kryer: Ronaldo kalon tek United, caktohen testet mjekësore

Cristiano Ronaldo të jetë lojtar i skuadrës së Manchester United.

Ylli portugez ka vendosur të largohet nga Juventus dhe po planifikon rikthimin në skuadrën ku bëri emër, Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘RMC’ dhe ‘Mirror’, tashmë është punë e kryer çështja e transferimit të Ronaldos tek Manchester, transmeton Periskopi.

Testet mjekësore janë caktuar tashmë për lojtarin, dhe thuhet se ato do të kryhen në Lisbonë.

Pesë herë lojtari më i mirë në botë do të ketë kontratë dy vjeçare me ‘Djajtë e Kuq’. Tashmë pritet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: