Punë e kryer: Shaqiri te Lyon për 12 milionë euro – këto janë detajet e kontratës

Punë e kryer: Shaqiri te Lyon për 12 milionë euro – këto janë detajet e kontratës

Xherdan Shaqiri do ta vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1.

Ylli i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij me Olympique Lyon.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, Shaqiri do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me francezët.

Shuma që do ta paguajë Lyon për lojtarin prek shifrat e 12 milionë eurove.

Më parë, Lyon kishin nisur një ofertë gjashtë milionësh drejt Liverpool, por oferta ishte refuzuar.

Çështja e zyrtarizimit të Shaqirit te Lyon tashmë është vetëm punë orësh. /Periskopi/

Shpërndaje në: