Punësimi i Arben Vitisë në ‘Olive’ po shihet konflikt interesi, Latifi: Çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku ka dëshirë

Punësimi i Arben Vitisë në ‘Olive’ po shihet konflikt interesi, Latifi: Çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku ka dëshirë

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka pyetur sot ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin rreth raportimeve se ish-ministri Arben Vitia është punësuar në laboratorin ‘Olive’, gjë që po dyshohet se është konflikt interesi, transmeton Periskopi.

Latifi i doli në mbrojtje pak, duke thënë se çdo qytetar mund të punësohet kudo.

‘’Është e qartë se kjo pyetje është jashtë konformitetit tim me u përgjigj. Nëse është shkel Ligji, organet përkatëse do të  merren me të. Por çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku ka dëshirë, qoftë në sektorin privat, qoftë në publik.’’, tha Latifi.

‘’Mosveprimi përkon konflikt interesi  edhe për juve.’’, ia ktheu Haxhiu./PERISKOPI/

 

 

 

Shpërndaje në: