Punëtorët në New York duhet të jenë të vaksinuar para 27 dhjetorit në mënyrë që të lejohen të shkojnë në punë

Periskopi.com Lajme

Të gjithë punëtorët e New York-ut duhet të jenë të vaksinuar para datës 27 dhjetor në mënyrë që të lejohen të shkojnë në punë.

Punëtorët e sektorit publik tashmë e kanë të ditur këtë, por ky mandat vlen edhe për punëtorët e sektorit privat, ka thënë Bill de Blasio për MSNBC.

Ky ligj i ri hyn në fuqi më 27 dhjetor dhe pas kësaj date asnjë punëtor nuk mund ta vazhdojë punën nëse nuk është i vaksninuar.

“Ne në New York City kemi vendosur që ta japim një goditje parandaluese”, ka thënë de Blasio, i cili do ta lë zyrën në janar.

“E kemi Omikronin si faktor të ri, e kemi motin e ftohtë që do të krijojë vërtet sfida të reja me variantin Delta dhe i kemi tubimet festive”.