Punëtorët shëndetësorë hyjnë në grevë nga java e ardhshme

Punëtorët shëndetësorë hyjnë në grevë nga java e ardhshme

Të gjithë punëtorët shëndetësorë në Kosovë nga java e ardhshme do të hyjnë në grevë.

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të enjten me datë 25.11.2021 të mbajë grevë të përgjithshme një ditore, tetë orëshe.

Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sfeçla dhe ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022. FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhet nga FSSHK.

Shpërndaje në: