Punëtorët shëndetësorë protestojnë të hënën: Ky mashtrim nuk kalon

Punëtorët shëndetësorë protestojnë të hënën: Ky mashtrim nuk kalon

Punëtorët shëndetësorë do të protestojnë të hënën në sheshin e Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas Sylës, protesta s’është e dëshiruar as nga punëtorët shëndetësor, por e imponuar.

“Kërkesa e vetme, barazia sociale, pra Ligji i Pagave, të cilën kjo qeveri është dashur ta miratojë me datë 29,10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet.”, shkruan Syla.

Ai i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të reflektojë pasi sipas tij “nuk bënë më kështu”. Ai ua ka rikujtuar deputetëve të VV-së refuzimin e ligjit të pagave.

“Të nderuar punëtor shëndetësor të ën PROTESTOHET! Po ju adresohem dhe po ju adresohem e lajmërojmë se të HËNËN jemi tek sheshi. Nuk e deshirojm por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo QEVERI është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojm lëmosh, por dinjitet. Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetve tuaj kur e refuzuat ligjin e paga thoshit në nuk e votuam se kërkojmë koeficientin 6 per Mjek e Koeficientin 3 per infermier. Zoti Kurti këta janë deklaruar dhe kanë emra, andaj mbroni dinjitetin e tyre, në mesin e tyre është edhe Arben Vitia. NË FUND KRYEMINISTËR JU PRESIM TË HËNËN NË ORA 10 DHE SDO JEMI VETËM.”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: