Punëtori vdes në vendin e punës, pronari i lokalit dërgohet në mbajtje

Periskopi.com Lajme

Një person ka ndërruar jetë pasi duke punuar në vendin e punës është rrëzuar nga një lartësi.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës.

Në vendin e ngjarjes është dalë edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë”, thuhet në raporton, transmeton Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur dje në Veternik.

Shpërndaje në: