Punonjësit e shtetit edhe sot në pushim, pushohet për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse

Punonjësit e shtetit edhe sot në pushim, pushohet për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse

Sektori publik në Kosovë do të punojë vetëm në dy nga 10 ditët e para të këtij muaji.

Ditë pushimi është edhe sot, më 7 janar për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse.

E gjatë kësaj jave, punonjësit shtetërorë nuk punuan as të hënën e të martën për shkak të festës së Vitit të Ri, që ra në ditët e vikendit.

Sipas Ligjit për festat zyrtare për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës.

Ditë më parë Qeveria ka dalë në mbështetje për ndryshimin që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në fundjavë.

Derisa ndryshimi i ligjit të festave zyrtare të ndodhë, punëtorët e sektorit publik vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë drejët, ku ditët e pushimit gjatë një viti për shkak të festave janë të shumta.

Sipas kalendarit zyrtar, në Kosovë gjatë vitit 2022 janë 11 festa zyrtare.

Shpërndaje në: